Ruman, 3 të vdekur nga moti i keq
BUKURESHT- Një burrë vdiq, pas reshjeve të dendura të shirave në Rumani dhe një fëmijë, i cili ishte raportuar i zhdukur, u gjet i pajetë duke e çuar bilancin në tre të vdekur, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
"Në total janë tre viktima, i fundit ishte një burrë 65 vjeç nga rajoni Raducaneni", deklaroi përfaqësuesja e shërbimit të urgjencës për zonën, Elena-Silvia Bolohan.
"Disa orë më parë, në të njëjtin rajon, një fëmijë trevjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur, u gjet i vdekur", theksoi ajo.
Rreth 450 banesa në rajonin Galati, në lindje të vendit, janë përmbytur pjesërisht, sipas burimeve mediatike vendase.
(d.b/BalkanWeb)