Arrestohet ish-kampioni i botës për peshat e rënda Mike Tyson
Ish-kampioni i botës për peshat e rënda Mike Tyson është arrestuar ditën e mërkurë pas një incidenti me një fotograf të njohur në Los Angelos.
Burime policore bënë të ditur se Mike Tyson ka goditur fotografin me grushta duke e dëmtuar atë në kokë. Fotografi i cili nuk u identifikua menjëherë u arrestua gjithashtu. Ai pësoi një prerje në ballë dhe u drëgua menjëherë në spital.
Ngjarja ndodhi në terminalin e United Airlines në Los Angelos, ku ish- boksieri po ndiqej pas nga paparaci duke u fotografuar. Tyson e ka goditur fotografin në ballë duke rënë menjëherë në tokë. Ai është dërguar në një spitalin më të afërt për të marrë mjekimet e nevojshme ku gjendja e tij është e mirë.
Mike Tyson deklaroi në polici se e kishte goditur fotografin sepse ai e kishte provokuar atë. Vitin e kaluar ka qënë Kanye West i cili ka pasur një incident ndërmjet me një fotografë. Ai u çlirua nga akuzat muajin e kaluar.
43-vjeçari Tyson fitoi titullin e parë në moshën 20-vjecare dhe kulmin e karrierës së ti e pati në vitet 1980. Atij iu ngjit nofka "Tyson-i i Hekurt". Gjithashtu ish-kampioni i botës ka pasur një jetë të trazuar dhe me probleme të shumta.