Arrestohet ish-shefi i krimeve të komisariatit nr.1

Foto ilustruese
Ish-shefi i krimeve të rënda i Komisariatit numër 1 të Policisë së Qarkut Tiranë është vënë në pranga me akuzën e veprës së korrupsionit. Fatos Goxhaj është prangosur sot nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Goxhaj, i cili prej më shumë se dy vite ka ushtruar këtë detyrë, dyshohet se ka kryer favorizime në shkëmbim të parave. Javën e kaluar, ai u shkarkua nga shefi i krimeve në komisariatin nr.1.
Arrestimi i tij erdhi pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë në bazë të vetimeve të kryera nga SHKB-ja. /F.S/