Ja pse i duhej qeverisë presidenti i ri. Halimi: Ta zgjedhë ai nënkryetarin e KLD, jo Topi
Qeveria e ka treguar qartë sot se përse e kërkonte me ngulm një president të mazhorancës. Synimi ishte për të pushtuar të gjitha institucionet në vend. Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Eduard Halimi, që përfaqëson aty vullnetin e Berishës, propozoi që nënkryetari i KLD-së të zgjidhej kur të vinte presidenti i ri.
Gjuha më të cilën po flet nuk është zyrtare. Institucionet zyrtare duhet të funksionojnë në çdo kohë. Vendit nuk mund ti refuzojmë institucionet, mësohet se është shprehur presidenti Topi. Me tetë vota kundër dhe shtatë pro është rrëzuar ky propozim i Halimit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi më herët emërimin e Elvis Çefës si anëtarin e ri pas votimit në Kuvend. Ministri i Drejtësisë kërkoi zhvillimin e mbledhjes me dyer të hapura, kërkesë, e cila u rrëzua nga KLD.