E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama bëri furtunë në gotë për tu tërhequr nga kandidatura e Vishës

Share

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjatë konferencës për shtyp me homologun çek edhe votimin në Kuvend të kandidaturave për anëtarë KLD-je. Berisha tha se Rama bëri një manovër për tu tërhequr nga kandidatura e Vishës. Sa u përket zhvillimeve në parlament i konsideroj nga më normalet. Për një post u paraqiten dy kandidatura. Dhe unë nuk kam gjë tjetër veçse respekt për opozitën që paraqiti kandidaturën e vet. Natyrisht opozita ka të drejta e taktikave të veta politike. Në Parlament kërkoi që të mos viheshin firma në fletë votimi se kishte frike së mos viheshin shenja dhe bishta. Për të shmangur cdo obsesion ndaj shenjave dhe bishtave iu referuam butonit me votim të fshehtë dhe opozita taktikoi, mori vendimin e vet në këtë rast, gjë e cila është krejt normale. Tërheqja nga kandidatura jote mund të bëhet në çdo kohë, në çdo formë, ndaj dhe një furtunë në gotë uji ishte ajo. Kaq mund të them, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›