Arrestohet kapobanda e Fierit
Është arrestuar sot nga operacioni i Forcave Speciale në Tiranë, Arben Isufaj 37 vjeç, i njohur ndryshe si Ben Qimja. Kapobanda e Fierit me ermin Arben Isufaj është arrestuar për trafik droge dhe për vrasje.
Sot Forcat Speciale të Tiranës të angazhuara në një operacion të veçantë kanë prangosur një të kërkuar për vrasje. Më nofkën Ben Qimja, Arben Isufaj është kapur sot në kopshtin botanik në Tiranë nga Policia. Sipas Prokurorisë ai akuzohet se në vitin 2002 ka vrarë Pirro Koçiun në Tiranë. Megjithatë përveç kësaj ai akuzohet edhe për trafik droge. Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur Policia e Tiranës. Pasi ajo ka vënë në pranga kapobandën e Fierit në kopshtin botanik në kryeqytet. Materialet e çështjes së tij i kanë kaluar Prokurorisë. Ai ka qenë i kërkuar nga policia për një periudhë 6-vjeçare. Ndërsa akuzat ndaj tij kanë qenë rrëzuar nga vendimet e gjyqësorit përgjatë viteve. Ndërsa sot ai është arretsuar si pasojë e një fletë arresti nga Prokuroria për vrasjen e kryer ne vitin 2002 kundrejt Pirro Koçiut. Në momentin e arrestit ai ka qenë bashkë me disa persona të tjerë në lokal. Megjithatë ndaj Arben Isufajt rëndojnë edhe akuza të tjera si ajo e trafikut të drogës.