E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk po fejohej, vetëhelmohet 28-vjeçarja

 

Lushnje-E ka quajtur veten të pafat, pasi nuk ka mundur të fejohej dhe në një moment depresioni i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi në fshatin Karbunarë në Lushnjes, ku 28-vjeçarja Mimoza D. ka pirë helmin që përdorej për spërkatjen e bimëve bujqësore. “Jam e pakënaqur dhe e pafat që nuk mund të fejohem”- kështu është shprehur e reja pak kohë para se të vendoste t’i jepte fund jetës. Megjithëse ajo disa herë e kishte shprehur para të afërmve të saj këtë mendim, askush nuk i kishte kushtuar rëndësi, e aq më tepër ta mendonin seriozisht se një ditë ajo do ta finalizonte në mënyrë tragjike. Të dhënat policore nuk bëjnë me dije se në çfarë kushtesh e ka gjetur pesticidin dhe më pas e ka gëlltitur. Familjarët e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar në spitalin e Lushnjes. Sipas mjekëve ajo ka mbërritur pa shenja jete, por është futur në reanimacion dhe janë bërë të gjitha përpjekjet për ta risjellë në jetë. Ata kanë bërë me dije për familjes se gjaku i 28-vjeçares ka qenë i mbingarkuar nga helmi i konsumuar dhe pasojat kanë qenë të pakthyeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›