Fazllic kërkon pafajësi, ndjek rrugën e Bashës
Avokati pranoi se për të argumentuar pretendimet e prokurorise do të depozitojnë në Gjykatë një vendim të ngjashëm,me atë të dosjes 'Durrës-Kukës', ku Basha u "zhvesh" nga akuzat për tejkalimin e afateve hetimore
TIRANE-Biznesmeni Serbo kroat Damir Fazllic i dyshuar per pastrim parash ne Shqiperi duket se po ndjek te njejten rruge si ish-Ministri i Transporteve Lulezim Basha per te shpetuar nga akuzat e mundshmne. Gazeta Shqiptare shkruan se dy ditë më parë, miku i ngushtë i kryeministrit Sali Berisha, nëpërmjet avokatëve të tij i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një ankesë për zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria e Tiranës. I kontaktuar në telefon, nga Gazeta Shqiptare, njëri prej mbrojtësve ligjorë të Fazliç u shpreh se, "hetimet i kanë kaluar afatet e parashikuara nga ligji". Ai pranoi se për të argumentuar pretendimet e tyre do të depozitojnë në Gjykatë një vendim të ngjashëm,me atë të dosjes 'Durrës-Kukës', ku Lulzim Basha u "zhvesh" nga akuzat pikërisht për tejkalimin e afateve hetimore. Ankesa e Fazliç që kërkon shpalljen të pavlefshme të vendimit për zgjatjen e afateve të hetimit, të firmosur nga Prokuroria pak ditë më parë, është depozituar në Gjykatë me 15.04.2009 dhe çështja mban nr.771.
Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Gjin Gjoni për të shqyrtuar këtë kërkesë dhe për të vendosur nëse organi i akuzës ka respektuar apo jo afatet e hetimit për serbo-boshnjakun. Hetimet ndaj Fazliç nisën në tetor 2008, pas dyshimeve për pastrim parash në Shqipëri. Prokuroria vendosi sekuestron mbi të gjitha pasuritë e biznesmenit, të cilat më pas u liruan nga Gjykata. Nëpërmjet letër-porosive dërguar në Angli, Kroaci, Bosnje, dhe Zvicër u kërkua informacion për veprimtarinë dhe llogaritë bankare të Fazliç. Vonesa e zbatimit të këtyre letër-porosive bëri që Prokuroria të firmosë dhe për një muaj zgjatjen e afateve të hetimit, vendim i cili kundërshtohet tashmë nga serbo-boshnjaku.
(d.b/BalkanWeb)