Arrest me burg për 19-vjeçarin që vrau nënën
16/04/2009 I riu në gjendje depresive
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë dje masën e sigurisë arrest me burg për 19-vjeçarin Ylber Tahiri, i cili akuzohet se ka vrarë me armë zjarri automatik nënën e tij shtetasen 38-vjeçare Lumnije Tahiri. Gjatë seancës së djeshme, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatës Hasan Seli ka kërkuar fillimisht kërkesën dhe akuzën e ngritur nga Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorja Edlira Cufi, si dhe provat e grumbulluara. Nga ana e saj prokurorja e kësaj çështjeje Cufi kërkoi që trupi gjykues të vlerësonte të ligjshëm ndalimin nga policia e të akuzuarit Ylber Tahiri, pasi ishte e vërtetuar se i pandehuri kishte kryer krimin e vrasjes. Më pas prokurorja Cufi kërkoi dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për të akuzuarin Ylber Tahiri. Avokat Golemi i kërkoi trupit gjykues që të mos merrte masën e sigurisë me burg, por vetëm “arrest shtëpie”. Mbrojtja e justifikoi këtë kërkesë me faktin se shtetasi Ylber Tahiri e kishte pranuar vetë vrasjen e së ëmës, dhe për këtë kishte kaluar në depresion.