Situatë shqetësuese, ofrojmë ndihmën tonë
16/04/2009 Fier, flet kryebashkiaku Zeqaj për kartat
FIER- “Situatë shqetësuese për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit në Bashkinë Fier”. Kështu e ka cilësuar kreu i kësaj Bashkie, Baftjar Zeqaj, këtë proces. Shkak i kësaj deklarate ka ardhur pasi ecuria e këtij procesi në Bashkinë Fier është mjaft e ngadaltë, ndërkohë që nga qeveria është politizuar kjo çështje. Sipas kreut të Bashkisë Fier, Zeqaj prej 17 shkurtit të këtij viti e deri tani kanë aplikuar vetëm 3013 persona pa pasaportë, ndërkohë që numri i tyre shkon në 12000 në këtë qytet. “Më shumë se 8000 persona nuk kanë aplikuar, por ka probleme të tjera. Edhe qytetarët që kanë pasaportë kanë aplikuar shumë pak dhe janë shpërndarë vetëm 1100 karta identiteti, pra një numër shumë i vogël. Ndërkohë ka shprehur kritika për ngadalësinë dhe çrregullimet e këtij procesi nga zyrat e aplikimit, kreu i Bashkisë Fier Zeqaj ka ofruar edhe ndihmën e tij. “Ne do të ishim të gatshëm që veç zyrave që kanë për këtë proces, pra veç këtyre ambienteve të jepnim kontributin tonë në të gjitha drejtimet”, ka thënë Zeqaj”.