E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet kosovari, trafikonte armë

Arrestim personi, foto arkiv

Policia e Kukësit ka arrestuar një 51-vjeçar nga Kosova, pasi iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme municionesh.

Policia ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës shtetasin Pjetër Vokrri, ndërsa në automjetin e tij tip Benz me targë, MR 0954 A, u gjetën 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë që i mbante pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 51-vjeçarit, Pjetër Vokrri, është gjetur dhe sekuestruar 1 automatik tip kallashnikov, si dhe një sasi fishekësh.

Po vijojnë hetimet për zbulimin e destinacionit të 9 pistoletave dhe personit që do ti dorëzoheshin ato. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›