Presidentes Jahjaga smund tia marrin mandatin
PRISHTINE- Atifete Jahjagës do ti lihet në dorën e saj të zgjedhë se si do të largohet nga posti i Presidentes. Asaj nuk do të mund tia marrin mandatin në formën se si ka parashikuar Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, me Amendamentin e Dhjetë.
Burime të Express-it brenda Gjykatës Kushtetuese kanë treguar se gjyqtarët janë pajtuar që Amendamentin e Dhjetë të propozimeve të Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese, ta kualifikojnë si jo në përputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Ky nen parasheh përfundimin e mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga para përfundimit të mandatit kushtetuese pesëvjeçar.
Sipas zyrtarit të Gjykatës Kushtetuese, që foli në kushte anonimiteti për Express, propozimi i 10-të për ndryshimin e Kushtetutës është në kundërshtim me Nenin 45 të Kushtetutës.
Në këtë nen garantohet e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, derisa sipas të njërit draft të përgjigjes së Gjykatës, askush nuk mund tia marrë dikujt mandatin e fituar në mënyrë ligjore dhe kushtetuese.
Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, thuhet në nenin 45, pika 1 e Kapitullit II të Kushtetutës së Kosovës, ku flitet për Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.