E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Pavarësia e gjyqësorit, shtylla ku mbështetet shteti i së drejtës

Bamir Topi / Foto arkiv

Gjatë fjalës në konferencën e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës Qendrore e Lindore, presidenti Topi, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi se pavarësia e sistemit gjyqësor është një nga shtyllat bazë ku duhet të mbështet shteti i së drejtës.

Pavarësia e pushtetit gjyqësor është shtylla bazë ku duhet të mbështetet shteti i së drejtës. Është e nevojshme që ky koncept të pranohet nga vetë gjyqtarët. Nëse liria vdes në zemrat e njerëzve, ska ligj e Kushtetutë ta shpëtojë. Nëse gjyqtarët nuk janë të ndërgjegjshëm për punën e tyre, atëherë askush nuk bën dot gjë, tha Topi.

Kreu i shtetit theksoi nevojën e përmirësimeve në sistemin e drejtësisë, si një nga kriteret për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Tiranë, sot konferenca e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës Qendrore  

Në Tiranë mbahet sot konferenca e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Konferenca do të përshëndetet sot nga presidenti Bamir Topi, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qarkun e Dytë, John M. WalkerJr, dhe J. Clifford Wallace, gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qarkun e Nëntë.

Gjatë punimeve të konferencës do t`i kushtohet vëmendje disa prej çështjeve dhe problemeve më kryesore me të cilat përballet aktualisht sistemi i drejtësisë në vend.

Në konferencë marrin pjesë kryetarët e Gjykatave të Larta të Shqipërisë, Azerbajxhanit, Kroacisë, Republikës Çeke, Gjeorgjisë, Hungarisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë etj.

Shqipëria është vendi i parë që çel punimet e Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›