Topi: Me rëndësi pavarësia e gjyqësorit

Kreu i shtetit dhe njëkohëshisht edhe kreu i KLD-së Bamir Topi e ka vënë theksin në pavarësinë e gjyqësorit. Duke folur në konferencën e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore, presidenti Topi ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është shtylla bazë ku mbështet konsolidimi I shtetit të së drejtës.
“Gjykata është garant i funksionimit të shtetit. Gjykata nuk është e askujt por e të gjithve. Gjyqtari i pavarur ka mundësi të mbrojë dhe të japë drejtësi por është e nevojshme që ku koncept të pronohet nga vetë gjyqtarët. Nëse ata vetë nuk janë të ndërgjegjshëm për forcën e madhe që jep pavarësia atëherë as kushtetuta dhe as ligji nuk bëjnë dot gjë” theksoi Topi.
Ai ka theksuar më tej se arritja e standarteve më të mira në dhënien e drejtësisë kërkon përpjekje nga të gjithë.
vijon..