E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i ARRSH-së Evis Berberi

Arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kreu i ARRSH-së Evis Berberi.

Të dhënat nga prokuroria speciale, bëjnë të ditur se shkak për këtë urdhër-arrest janë bërë hetimet që kanë nisur prej kohësh për disa vepra peale: “Korrupsion pasiv“ dhe “Pastrim parash“.

Arrestimi i kreut të ARRSH-së u krye nga oficerët e BKH-së dhe Policisë së Shtetit. Oficerët e BKH-së dhe Policisë së Shtetit raportohet se kanë sekuestruar dokumente dhe një laptop në banesën e tij. 

Për momentin nuk bëhen me dije më tepër detaje mbi arrestimin e tij, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit.

Berberi ka dorëzuar dorëheqjen pak orë para arrestimit. Evis Berberi u emërua drejtor i ARRSH-së në qershor të vitit 2021.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›