E Martë, 3 Nëntor 2026

Lejuan ndërtimin e hotelit pranë detit, Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 11 zyrtarëve

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar arrestimin e 11 zyrtarëve të cilët akuzohen se kanë lejuar ndërtimin e një objekti 7-katësh pranë vijës bregdetare, në kundërshtim me ligjin.

11 të pandehurit, me detyra dhe funksione të ndryshme shtetërore janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Tetë prej këtyre zyrtarëve u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

“Pas administrimit të provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë i mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

E.S – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë; E.L – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

I. P – Specialiste ne Drejtorinë vendore të Ashk Sarandë; V.Q – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

T. S – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë; O.D – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

D.B – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe M.S – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›