Bregu i Fildishtë, trupat franceze shpëtojnë ambasadorin japonez

Forcat franceze dhe të Kombeve të Bashkuara kanë shpëtuar ambasadorin e Japonisë në Bregun e Fildishtë, kur personeli i ambasadës u gjet në mes të luftimeve ndërmjet forcave që përpiqen ta rrëzojnë Laurent Gbagbon dhe forcave besnike të tij.
Ministria e jashtme në Tokio tha se ambasadori ishte shpëtuar pasi ushtarët që "duket e se e mbështesnin Gbagbon" u vërsulën në rezidencën e tij të mërkurën.
Rezidenca e ambasadorit ndodhet afër pallatit presidencial në qytetin Abixhan, ku Gbagbo është futur në një bunker.
Pallati është rrethuar nga forcat që mbështesin rivalin e tij, Alesane Outara, i cili kontrollon pjesën më të madhe të vendit.
Gbagbo refuzon të dorëzojë pushtetin pas zgjedhjeve që i humbi në nëntor.