Arrestohet ne Angli i kerkuari shqiptar
Lulzim Haxhi Hoxhaj eshte arrestuar ne qytetin e Newcastle-it ne Angline Veriore pas 13 vjet fshehje.
Ai kerkohet te vuaje denimin e dhene nga gjykata me 22 vite burg per vrasjen e Eduart Hoxhes dhe plagosjen e dy personave te tjere me arme zjarri e tipit kallashnikov ndodhur ne vitin 1997.
Nje zedhenese e Scotland Yard tha se Hoxhaj ne Angli perdorte identitet te rreme me emrin Idriz Dervishaj i datelindjes 15.Shkurt 1966.
Agjentet e zyres se Interpol Tiranes ne bashkepunim me policine e Fierit fillimisht kane mundur te identifikojne numrin e telefonit celular nepeermjet te cilit ai telefononte familjaret.
Numri i identifikuar se bashku me materialet perkatese i kane kaluar oficereve te skuadres se ekstradimeve ne Scotland Yard te cilet nepermjet kompanive celulare ne Angli kane zbuluar banesen ku ai jetonte duke e arrestuar.
Hoxhaj ka dale perpara gjykates ne Londer ku do te zhvillohen seancat e ekstradimit. Ne kete gjykate jane ne procesh shqyrtimi edhe kater kerkesa te tjera te shtetit shqiptare.
Gjate pese viteve te fundit 14 eshte numri personave te ekstraduar per ne Shqiperi nga Anglia ndersa rastet kur ekstradimi ka deshtuar jane 5.
Duke tentuar bllokimin e ekstradimit ne Gjykaten e Apelit ne Londer jane dy shtetas shqiptare pasi eshte lejuar ekstradimi i tyre.
Policia shqiptare beson se 80 shtetas shqiptare shumica te kerkuar per krimin e vrasjes fshihen ne Britanine e Madhe.