E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Londër i shumë kërkuari, Doda

Një shqiptar i dyshuar dhe person në kërkim për vrasjen e dy vetëve është arrestuar sot në Londër, njoftojnë median angleze. Admir Doda, 33 vjeç është kapur nga oficerët e Scotland Yard's në shtëpinë e tij në veri të Londrës.

Vëllai i tij më i vogël, Gentiani është po kështu person në kërkim por ende i pa kapur nga policia. Ndërsa Admiri që kishte edhe pseudonimin Miri është tani duke iu nënshtruar proceduarave të ekstradimit për në Shqipëri. Ai është i akuzuar për ofensivë armësh si dhe për vrasjen e dy vetëve të mbetur në tentativë. Kjo është hera e dytë që Doda përballet me ekstradimin, pasi edhe në vitin 2003 është arrestuar në Londër për llogari të policisë italiane por është liruar për mungesë provash.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›