E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP-ja: Shkon në 16 numri i të prekurve nga gripi i derrave

TIRANË - Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga gripi i derrave. Nga Bukureshti ka mbërritur sot konfirmimi për katër raste të reja, të cilat e çojnë numrin total të të prekurve në 16 persona në shkallë vendi.

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se është rritur numri i mostrave që dërgohen për ekzaminim, pasi çdo ditë ka jo vetëm raste të dyshuara por edhe të prekur nga virusi A/H1N1.

Drejt Bukureshtit nisen çdo ditë 15 mostra. Por përveç numrit zyrtar të të prekurve me grip derri që është publikuar deri më tani, specialistë të ISHP-së thonë se numri i tyre mund të jetë më i lartë pasi virusi në vendin tone është shfaqur me shenja te lehta dhe shume nga qytetaret mund t'i neglizhojne shenjat e tij e nuk vizitohen tek mjeku i familjes.

Me shqetesues dhe me agresiv virusi A/H1N1 pirtet të jetë në sezonin e vjeshtës, atëherë kur fillon të shfaqet edhe gripi i zakonshem dhe virusi mund të pësojë mutacion.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›