Arrestohet në Morinë Ajdin Sejdia, kërkohej për mashtrim
KUKES- Biznesmeni nga Kosova, Ajdin Sejdia i njohur në Shqipëri për mashtrimet dhe skemat piramidale është arrestuar mbrëmë teksa po tentonte të hynte nga Kosova në Shqipëri nëpërmjet pikës doganore të Morinës.
Sejdia në Shqipëri njihej si president i shoqërisë “Iliria Holding” dhe u bë i njohur në Tiranë pasi bleu tokën prapa Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës, gjoja për të ndërtuar një hotel gjigand . Që nga ajo kohë, për shumë vite mbeti një gropë e madhe, e cila u kthye në vatër prostitucioni dhe të përdoruesve të drogës. Emri i tij, në listën e Interpolit për mashtrim bankar.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Emirateve të Bashkuara Arabe për akuzën e mashtrimit në sistemin bankar.
Pas shoqërimit në polici, Sejdia ka pasur probleme shëndetësore dhe për këtë është shtruar në spitalin rajonal të policisë. Sejdia është ekstraduar edhe disa vite më parë nga autoritetet zvicerane, sepse ai akuzohej për mashtrim të shumë personave në shuma të konsiderueshme. Ai kishte përdorur edhe andej të njëjtën skemë mashtrimi si në Shqipëri me skemat piramidale.
(sg/shqiptarja.com)