Shefja e diplomacisë europiane në Tiranë, takon Nishanin, Berishën dhe Ramën

BRUKSEL- Në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin perëndimor, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton, mbërriti sot në Tiranë. Sipas zëdhënëses Koçijançiç, në fokus të vizitës së Baroneshës Ashton në Ballkan është perspektiva evropiane, e rajonit si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve. Vizita e Baroneshës Ashton në Ballkanin Perëndimor është një mesazh i fortë i BE-së për liderët e rajonit të Ballkanit, për tu fokusuar në reformat e nevojshme për integrimin në BE. Përfundon takimi me presidentin Nishani, Ashton mbërrin në kryeministri takon Berishën.
PERFUNDON TAKIMI ME PRESIDENTIN NISHANI, ASHTON MBERRIN NE KRYEMINISTRI
Ora 11:40 - Ka zgjatur rreth 40 minuta takimi me dyer të mbyllura mes kryediplomates evropiane Catherine Ashton dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Momentalisht nuk ka informacione rreth temave që u diskutuan në takimin Nishani-Ashton. Ndërkohë pritet konferenca për shtyp e Baroneshës, ku do të jepen detaje rreth qëllimit të vizitës së saj në Tiranë, si dhe temave që u diskutuan në takimet me krerët e shtetit shqiptar. Baronesha Ashton u nis menjëherë drejt kryeministrisë ku po zhvillon takimin me kryeministrin Berisha.
ASHTON MBERRIN NE PRESIDENCE, NIS TAKIMI ME NISHANIN
Ora 11:00 - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka mbërritur në Presidencë rreth orës 11:00, ku ka nisur takimin me Presidentin Nishani. Pas takimit me kryetarin e shtetit shqiptar, shefja e diplomacisë evropiane do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Berisha, në orën 11:40, dhe kryetarin e opozitës Edi Rama, në orën 12:30. Në përfundim të takimeve të parashikuara, Baronesha Ashton do të japë edhe një konferencë për shtyp.
BARONESHA ASHTON NE TIRANE, TAKON NISHANIN, RAMEN DHE BERISHEN
Ora 09:30 - Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë/Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, pritet të mbërrijë sot në Tiranë. Lajmi u bë i ditur dy ditë më parë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, ku thuhet se shefja e diplomacisë europiane do të nisë një vizitë në Ballkanin Perëndimor.
Fillimisht Ashton do të vizitojë Malin e Zi, më pas Shqipërinë për ta përfunduar vizitën në Maqedoni. “Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane të këtij rajoni. Do të inkurajoj liderët në rajon për të vazhduar procesin e reformave dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore”, - deklaroi Ashton.
Zëdhënësja e Ashton, Koçijançiç zbardhi axhendën e Baroneshës në Tiranë. Mësohet se ajo do të zhvillojë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Berisha dhe shefin e opozitës Edi Rama. Pas takimeve do të ketë edhe një deklaratë për mediat.
Sipas zëdhënëses Koçijançiç, në fokus të vizitës së Baroneshës Ashton në Ballkan është perspektiva evropiane e rajonit si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve.
1. Takim me Presidentin Bujar Nishani në orën 11:00 në Presidencë.
2. Takim me Kryeministrin Sali Berisha në orën 11:40 në Këshillin e Ministrave.
3. Takim me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në orën 12:30 në Hotel Sheraton.
4. Deklarate për shtyp në orën 13:10 në Hotel Sheraton.
(er.nu/BalkanWeb)