E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi në BW: Mbi 50% votues e cilësuan të drejtë shkarkimin e anëtarit të LSI

TIRANË-Është i drejtë zëvndësimi i anëtarit të LSI në KQZ, z Iliran Muho. Të paktën kështu u shprehën shumica e votuesve prej mëse një jave në sondazhin online në 'BalkanWeb', mbi pyetjen “A është i drejtë zëvëndësimi i anëtarit të LSI në KQZ”. Për përgjigjen ‘Po’ votuan 52. 40%, ndërsa “Jo’ u përgjigjën, 47.60%.
Gjithsej gjatë një jave sondazhi mori 6 195 vota.
Sondazhi u mbyll pas votimit që iu bë në parlament shkarkimit nga detyra të anëtarit të LSI në KQZ, z. Ilirjan Muho dhe zëvëndësimi i tij me Klement Zgurin e PR.

Shkarkimi i anëtarit të LSI u bë pas koalicionit që partia Lëvizja Socialiste për Integrim bëri me Partinë Socialiste duke vendosur daljen nga koalicioni me qeverinë e djathtë.
Në gjithë këtë debat, PS u shpreh kundër ku dhe dje në parlament mbajtën të njëjtin qëndrim kundër, por vetëm 3 ish-deputetë të PS bashkuan votat pro me PD.
Votimi i shkarkimit të Muhos shkaktoi jo pak tensione në parlament, por dhe mori shumë reagime dhe nga faktori ndërkombëtar në vend.

Sondazhet online të 'BalkanWeb', nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.
Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›