E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, ndalohet në Morin një shtetas kosovar për mashtrim banke

KUKES- Është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Morinit shtetasi kosovar, Ajdin Sejdiu, 62 vjec, ndërsa kërkonte të kalonte drejt Kosovës.

Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, kur shtetasi kosovar Ajdin Sejdiu, 62 vjeç, ka kërkuar të hyjë në Kosovë. Por, gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi se ky shtetas është i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për llogari të drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për kryerjen e veprës penale "Mashtrim banke".

Menjëherë është bërë ndalimi i 62 vjeçarit, ndërsa ka nisur përpilimi i dokumentacionit përkatës, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e tij sipas legjislacionit në fuqi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›