E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Pire i dënuari për trafik klandestinësh

Interpol Tirana bëri të ditur se është arrestuar shtetasi Jorgo Telha, 27-vjeç lindur në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me një vendim të dy viteve më parë, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Më datën 19.08.2008 janë kapur nga policia greke në qytetin grek të Kosturit, shtetaset shqiptare G. M. dhe M. M., të cilat kanë pohuar se pas marrëveshjes me shtetasin Jorgo Telha, kundrejt pagesave të përcaktuara më parë, ky shtetas i ka ndihmuar për të kaluar kufirin shqiptaro-grek, më datë 15.07.2008, në zonën kufitare të fshatit Terstenik të rrethit të Devollit.  /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-28 17:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›