KQZ rrëzon ankimimin e PS-së për Tiranën

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, si relator i çështjes, ka propozuar që të mos merret për shqyrtim ankimimi i PS-së pasi në pjesën e parë ajo nuk plotëson kushtin për kompetencën dhe në të dytën nuk përmbush kushtin për afatin ligjor.
“Kërkesa e parë nuk pranohet për shqyrtim pasi nuk plotëson kushtin për kompetencën të cilën nuk e ka KQZ, por Kolegji Zgjedhor. Ndërsa kërkesa e dytë nuk përmbush kushtin për afatin ligjor. Nëse kalon afati 3 ditor, subjektet nuk mund të kërkojnë pavlefshmëri. Nuk mund të kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve nëse është shpallur fituesi”, tha Ristani.
Ndërkohë përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, ka theksuar se kërkesa e PS-së është plotësisht e bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor, duke akuzuar KQZ-në se veproi qëllimisht për të ngatërruar aksionin ligjor të PS-së.
“Kërkesa ankimore e PS-së është bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor. Ne ndodhemi përpara një tabele të re dhe rezultati të ri. Pas miratimit të një tabele të re, nisin afate të reja ligjore. Ankimimi i PS-së është në afat dhe plotëson të gjitha kriteret ligjore”, pohoi Gjonçaj.
Pas këtij vendimi, PS ka 5 ditë afat që të bëjë ankimimin e saj në Kolegjin Zgjedhor.
/Start/
2011-06-28 20:00