Arrestohet në Tropojë polici që vrau bashkëshorten

Policia bëri të ditur se është arrestuar Ismet Hysaj, i cili vrau bashkëshorten me thikë katër ditë më parë dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Policia sqaroi se Hysaj ishte strehuar tek të afërmit e tij në fshatrat e Tropojës. Ai vrau të dielën gjatë natës, bashkëshorten Edlira Doçi, 27-vjeçe, për çështje xhelozive-siç u tha atë ditë. Autori i krimit, shtetasi Ismet Hysaj, 37 vjeç, pasi vrau të shoqen u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe vajzën 2 vjeçe. Krimi në familje ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Doganës, në katin e parë të një vile, ku çifti jetonte me qira prej rreth 6 muajsh.
Gruaja e vrarë, 27-vjeçarja Edlira Doçi, bashkëjetonte me shtetasin Ismet Hysaj, polic privat në një shoqëri të ruajtjes fizike, me të cilin nuk kishte bërë ende celebrim. I dyshuari bashkëjetonte me viktimën prej disa vitesh, pasi ishte divorcuar nga gruaja e parë, me të cilën ka edhe një djalë 12 vjeç. Burime nga Policia thanë se viktima e ngjarjes së djeshme punonte prej kohësh si kameriere në një lokal tek ish-Blloku. /Start/
2011-11-10 16:14