Këshilli i Bashkiak, ‘miraton’ planin urbanistik dhe xhaminë

24 këshilltarët e opozitës votuan kundër, duke argumentuar edhe arsyet. Sipas socialistëve, Tirana e ka një plan urbanistik që qëndron në zyrën e kryeministrit Sali Berisha, për të cilin janë shpenzuar 2 milion euro.
Ndërkohë Këshilli Bashkiak miratoi me 29 vota pro dhe 21 vota kundër, projektvendimin për rehabilitimin e qendrës së qytetit. Ndërsa sa i përket vendimit për krijimin e Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re ajo u miratua me konsensus midis palëve.
“Si mund të merret një nismë për hartimin e një plani të ri vendor kur ekziston një i tillë, I cili ka kushtuar mbi 1 milion dollarë për bazën e të dhënave dhe sistemit e mbi 1 milion dollarë hartimi i planit rregullues të paguar nga njësia e imlementimit të projekteve, në kohën ku ju zoti Basha keni qenë aty. Nëse do të merrni projektet e administratës së mëparshme dhe do t’i ndërroni thjesht kapakun, kjo është gjysma e së keqes, por nëse doni të harxhoni para për të bërë të njëjtën punë atëherë kemi të bëjmë me shpërdorim fondesh. Me hedhjen në kosh të planit që ndodhet në zyrat e qeversië, po bëhet të paktën 2 milion euro dëm dhe po hidhet në kosh puna disa vjeçare e ekspertëve” tha më tej, Dalipi.
Nga ana e tij, Basha tha se nuk ekziston asnjë plan urbanistik për Tiranën. Mungesa e planit, tha Basha, ka sjellë edhe situatat problematike në kryeqytet. Basha ftoi këshilltarët e opozitës që së bashku të punojmë për të ardhmen me përkushtim dhe pa paragjykim.
“Së pari ligjërisht Tirana nuk ka një plan urbanistik të miratuar, sepse tagrin për këtë e ka patur KRRTRSH dhe ky këshill kurrë nuk është prezantuar dhe as ka miratuar ndonjë plan urbanistik të Tiranës”, tha Basha. /Start/
2011-11-11 08:26