E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi paguan 37 000 euro për një natë në hotel

Nga liderët e 20 shteteve pjesëmarrëse, Sarkozi zuri vendin e parë me akomodimin e tij në hotelin me të shtrenjtë, ku një natë kushton 37 mijë euro.

Liderët e G20-s, u mblodhën javën e kaluar në qytetin Kanës në Francë ne hotelin “Majestic de Cannes”, ku dhe Presidenti francez kishte zgjedhur të qëndronte.

Hoteli “Majestic de Cannes” është hoteli më luksoz në qytetin turistik Kanës. Çmimi i hotelit që Sarkozi ishte akomoduar, krijoi polemikë në opinionin e gjerë publik, ndërsa kohët e fundit Franca është një nga shtetet që po përgatitet të shtrëngojë ekonominë e vendit.

Nga liderët e tjerë, vendin e dytë për nga çmimi më i shtrenjtë i hotelit, e zuri presidenti amerikan Barack Obama, në hotelin Carlton Voisin, me 35 mijë euro nata. Ndërkohë që pas tij vjen lideri i italian Berluskoni, shteti i të cilit ka hasur lëkundjet më të vështira ekonomike, ai ka paguar 29 mijë euro hotelin që ka qëndruar.

Presidenti kinez Hu Jinato ka shpenzuar 11 600 euro në natë në hotelin “Gray Albion”. Nder liderët më të lirë në akomodimin e tyre kanë qenë, ai anglez, David Kameron i cili ka paguar vetëm 950 euro në hotelin  “Marriot”, dhe pas tij vjen Erdogan i Turqisë i cili preferoi të qëndronte në “Martenz”, një hotel larg qytetit dhe ka paguar 2 600 euro. Hoteli që ka qëndruar kryeministri turk, ka tërhequr vëmendjen sepse është një hotel me masa sigurie të larta. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-10 14:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›