E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash: Derbi në Tetovë i takoi Vardarit

Vullnet Dauti
Në ndeshjen mes skuadrës së Shkëndijës dhe të Vardarit e cila përfundoi me rezultat 0:1 mbi 8000 tifoz ngelën të dëshpëruar nga rezultati përfundimtar por jo dhe nga loja e futbollistëve të rinj. Njëri ndër to që u dallua në terrenin e gjelbër në këtë takim është mesfushori Nuriman Ismaili i cili ariti që gjatë gjithë ndeshjes të jetë i sigurt me pasimet e tija të sakta. "Besoj se kam zhvilluar një takim të mirë. Këtu i kam ndihmuar vetës por parimorja ka qenë që ti ndihmoj skuadrës pasi që të gjithë e kemi dëshiruar fitoren përball Vardarit por ja që fati nuk na deshi që të jemi ne ngadhënjyesit dhe të gëzojmë tifozët e tubuar në një ndeshje me mbi 8000 shikues,"tha Ismaili. Nga ana tjetër Ismaili shtoi se po të ishte fati nga ana e tyre do të kishin shënuar fitore. "Ndoshta do të kishim shënuar fitore në këtë takim. Kemi patur rastet tona të mira të cilët nuk aritëm që ti shfrytëzojmë, por edhe rezultati baras do të ishte i realë duke patur parasysh se edhe Vardarit patë raste të mira,"u shprehë Ismaili. Nga ana tjetër me aktivizimin e Suhejb Mustafit (sulmues) në lojë loja e Shkëndijës u gjallërua në pjesën e dytë të takimit. Treshja e të rinjve Nuriman Ismaili, Argjend Ramadani dhe Suhejb Mustafi kanë treguar se ardhmëria e klubit është në këmbët e tyre. Gjyqtari nuk akordoi penallti te paster ne favor te Shkendijes Image Hosted by ImageShack.us Gazetar nga Gjermania përcolli ndeshjen mes Shkëndijës dhe Vardarit Në mesin e shumë gazetarëve vendas të cilët raportojnë për mediumet e ndryshme në vendin e gazetarëve prezentë ka qenë edhe gazetari gjerman i "Futboll Magazin", Binder Markus ka qenë prezent në takimin e javës së dytë që u zhvillua në Tetovë mes Shkëndijës dhe Vardarit."Kam qenë në Shqipëri ku kam pa disa ndeshje si Besën e Kavajas me Bezhanijn pastaj kam ardhur në Maqedoni ku më kanë treguar për skuadrën e Shkëndijës e cila tifozë të shumtë dhe kam qenë këtu afër për të parë se si zhvillohet një takim,"tha Binder. Ekipi i Shkendija79 Image Hosted by ImageShack.us Ballistet e vjeter ritkhehen ne skene Ne, themeluesit e grupit të tifozëve "Ballistët" me indinjatë të madhe lexuam vendimin e "Ballistëve" për bojkotimin e ndeshjeve kampionale të K.F."Shkëndija". "Ballistët" e dëshpëruar nga kryesia e re, marrin një iniciativë sa të dëmshme për K.F. Shkëndija aq edhe të pakuptimtë. Jemi të vetëdijshëm për pozitën e palakmueshme që gjendet Shkëndija sa i përket fondit të lojtarëve, mirëpo të akuzosh kryesinë e re për këtë situatë është e pakuptimtë dhe në vete bart mesazhe të fshehta. K.F. Shkëndija filloi të shkatërrohet dy vite më parë, kur filloi shitja e lojtarëve më cilësorë për shkaqe përfitimesh materiale të disa individëve brenda dhe jashtë kryesisë së K.F. Shkëndija'79. Futbollistët që ju përmendni, u shitën në periudhën e kaluar dhe jo tash, dhe nuk ka kryesi që do të mund t'i kthejë këto lojtarë nga K.F. Renova apo K.F. Makedonia në K.F. Shkëndija pasi qëllimi i këtyre dy klubeve ka qenë dobësimi i K.F. Shkëndija. Bashkëpunimi kriminal i K.F. Shkëndija (kryesia) me K.F. Makedonia i kushtoi shtrenjtë klubit tonë, humbja e kupës dhe humbja e disa lojtarëve cilësorë ishte rezultat i këtij bashkëpunimi. Dhe në fund të kësaj u shitën të gjithë lojtarët e ekipit të parë, u la klubi me borxhe dhe detyrime të mëdha ndaj lojtarëve të pakët që mbetën. Ne pritnim se do të reagoni sic do të kishte reaguar cdo grup tifozësh, kur sheh se si shkatërrohet klubi i tij i dashur, mirëpo ju nuk nxorët zë, si duket edhe disa nga ju keni përfituar nga kjo situatë. Dhe sot kur një grup entuziastësh tenton të ndihmojë sadopak që klubi mos të shkatërrohet krejtësisht ju thirrni në bojkot. Jeni vonuar zotërinj dhe e keni gabim. Nuk e dimë se si do ta udhëheq klubin kjo kryesi, mirëpo e dimë se ato ju përveshën punës në kushte të jashtëzakonshme dhe meritojnë një shans, meritojnë aminin tonë më të fortë se kurrë, pasi rrallë ndonjë kryesi e ka dëmtuar kaq rëndë Shkëndijën si kjo e përparmja. Duke i dëshiruar sukses K.F. Shkëndija '79 e ftojmë publikun e mirëfilltë që në numër sa më të madh të vijnë dhe të anojnë ashtu si i ka hije K.F. Shkëndija. Nga themeluesit e grupit të tifozëve "Ballistët" Renova me dy humbje radhazi Skuadra e Renovës nuk ariti që as në takimin e dytë të arrijë të shënoj fitore ose qoftë të marë një pikë. Humbja e dytë erdh nga skuadra e Rabotnickit e cila i shënoi tre gola në portën e Kovaceviqit. Agron Memedi deklaroi për Albania-Sport se në përgjithësi loja ka qenë e dobët nga të dyja anët. "Futbollistët e Rabotnickit patën fat më shumë pasi që edhe ata kanë patur paraqitje të dobët në këtë takim",tha Memedi. Nga ana tjetër Memedi shtoi se falë gabimeve vetanake skuadra e tyre pësoj me tre gola. "Penalltia e bërë nga ana e mbrojtësit tonë Igjatoviski ishte start i rrezikshëm dhe me të drejt u tregua në pikën e bardhë. Nga ana tjetër ndikoi shumë edhe "gabimi i portierit Kovaceviq pasi që ky ja dha topin në këmbë Nexhipit i cili shfrytëzoj këtë rast dhe shënoj. Në rezultat 2:0 na humbi edhe motive nga këto dy gabime dhe nuk aritëm që të krijojmë lojën tonë",u shprehë Memedi. Cementarnica kafshatë e lehtë për Milanon Reshat Ibrahimi Dy skuadrat debutuese në elitën e futbollit të Maqedonisë, Milano dhe Cementarnica, janë takuar të shtunën pasdite në Kumanovë, ndërsa trepikëshi u ka takuar kumanovarëve, të cilët fituan bindshëm me rezultat 5:1. Mysafirët në minutën e 25-të erdhën të parët në epërsi përmes sulmuesit Spasovski, i cili e rrëmbeu një top nga mbrojtja e Milanos, depërtoi bukur deri te zona e rreptësisë dhe me një gjuajtje precize mposhti Kmetovskin. Vendasit shpejt e morën vetëm dhe pas dy minutave e barazuan rezultatin në 1:1, me anë të kapitenit Gligorovski. Deri në fund të pjesës së parë Milano shënoi edhe një gol tjetër, kurse realizator ishte Limani. Në pjesën e dytë Miserdovski vazhdoi serinë e golave të bukur, të cilin e shënoi në minutën e 52-të, ndërsa dy golat e fundit u realizuan nga mesfushori Alomeroviq në minuta 57-të dhe 90-të. Në këtë takim tre lojtarë të Milanos janë ndëshkuar me kartonë të verdhë, edhe atë: Gligorovski, Alomeroviq dhe Statovci. Ky i fundit për shkak të lëndimit në fund të pjesës së parë e braktisi lojën. Rezultatet: Milano 5-1 Cementarnica Bashkimi 0-2 Sileks Makedonija GJ.P 2-1 Pobeda Napredok 1-1 Pelister Rabotnicki 3-0 Renova Shkendija 0-1 Vardar Tabela: 1 Мilano 6 2 Vardar 6 3 Makedonija GJ.P 6 4 Rabotnicki k. 4 5 Pelisteri 4 6 Sileksi 3 7 Shkendija 1 8 Pobeda 1 9 Napredok 1 10 Cementarnica 1 11 Renova 0 12 Bashkimi 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›