E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet nga Greqi, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Greqi me qëllim ekstradimi në Shqipërisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mikel Këndezi, 49 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Sarandë. Ekstradimi është bërë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana.
 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar shtetasin, Mikel Këndezi, me 11 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Rrëmbimit të personit". Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng për 18 ditë, dy shtetas grekë, duke kërkuar në këmbim të lirimit të tyre, një shumë të konsiderueshme parash.
 

Po ashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, e kryer në bashkëpunim".
 

Këndezi akuzohet se në datë 04.03.1997, në vendin e quajtur "Qafë Gjashtë", në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e efektivit të policisë së Komisariatit të Sarandës, Gjergj Mehmeti. Ndërkohë një tjetër efektiv i policisë është mbajtur peng dhe është torturuar për disa ditë nga këta persona.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›