Talasemia, Fondacioni "Fëmijet Shqiptarë" sjell mjekë nga Vjena
TIRANE- Fondacioni "Fëmijet Shqiptarë", në prag të ditës botërore të Talasemisë, sjell në Tiranë mjekët më të mirë onkohemtologë nga spitali “Saint Anna” në Vjenë të Austrisë për t'i hapur rrugë bashkëpunimit me QSUT për trajtimin e pacientëve të vegjël me sëmundje gjaku.
Presidentja e këtij Fondacioni, znj.Liri Berisha, duke i konsideruar përpjekjet në luftë kundër talasemisë si një nga shtyllat e misionit të Fondacionit, tha se falë tyre është bërë i mundur ndryshimi i cilësisë së jetës për këta fëmijë, ndërsa për ata që vuajnë nga Leucemia Mieloide Kronike u lehtësua barra e sigurimit të medikamentit bazë.
Prevalenca e talasemisë përllogaritet në rreth 7% të popullatës, por shifrat nuk janë të sakta për shkak të lëvizjes së popullatës. Laboratori Biokimik Klinik në QSUT diagnostikon rreth 20 raste të reja me Homeglobinopati në vit, ndërsa shpërndarja rezulton në të gjithë vendin.
Kjo gjendje, sipas dr. Liri Berisha, i bën edhe më të mëdha nevojat për gjak, ndërkohë që ndërgjegjësimi për analiza paramartesore duhet shtuar.
(ma.ar/BalkanWeb)