E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita ne Shqiperi shpreh shqetesime rreth fleteve te votimit

Ne Shqiperi partia socialiste deklaroi sot se fushata zgjedhore nis ne kushtet e nje gare teresisht te pabarabarte mes paleve ndersa solli si shembull vendimin e fundit te Komisionit qendror te zgjedhjeve per fletet e votimit.

Sekretari per ceshtjet ligjore ne partine socialiste Fatmir Xhafa deklaroi se Komisioni ka hequr nga fletet e votimit emrat e partive te koalicionit te opozites ndersa i ka lene ato per koalicionin e djathte. Sipas zotit Xhafa kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit edhe sepse vendimi eshte nje ndryshim i asaj qe vete KQZ sipas tij kish vendosur me pare lidhur me modelin dhe formen e fletes se votimit. Komisioni qendror i zgjedhjeve nga ana e tij shpjegoi se nuk kishte asnje shkelje pasi te majtet jane regjistruar nen siglen AA te koalicionit Aleanca per te Ardhmen ndersa e djathta e ka regjistruar koalicionin nen siglen e te gjitha partive perberese. Megjithate sipas opozites Komisioni qendror po e fut procesin ne shine te rrezikshme per fatin e tij dhe se opozita nuk mund te kete asnje lloj besimi te ky komision tha zoti Xhafa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›