E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një i dyshuar për masakrën e Qyshkut

Sinisha Miçiç, i dyshuar për ekzekutimin e 11 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk të Kosovës u arrestua të premtën në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Interpolit . Të arratisur janë edhe dy të dyshuar të tjerë.

12 të akuzuarit për masakrën në Qyshk janë të ngarkuar me vrasjen e së paku 44 civilëve shqiptarë në territorin e komunës së Pejës, më 14 maj të vitit 1999, plaçkitjen dhe djegien e pronës së popullatës civile si dhe me detyrim të popullatës shqiptare që të largohet nga Kosova.

Sipas akuzës, sulmin mbi fshatin Qyshk e ka organizuar Nebojsha Miniç.

Për shkak të krimeve të luftës në Pejë, ai është arrestuar në Argjentinë në vitin 2005, në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar, por gjatë procesit të ekstradimit ka vdekur nga SIDA.

Nën komandën e tij, siç thuhet në akt-akuzë, është vrarë edhe Hasan Çeku (babai i Agim Çekut) dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›