Arrestohet një nga pengmarrësit e biznesmenit italian
TIRANË- Arrestohet një nga pengmarrësit e e biznesmenit italian Andrea Calevo. Falë operacionit të njësisë ‘Shqiponja’ u bë e mundur arrestimi i shtetasit Adriatik Todi nga Kukësi. Nga hetimet paraprake mësohet se Todit iu gjet dhe një armë gjatë momentit të arrestimit.
Todi pjesë e bandës së Emiljano Shotës akuzohet për pengmarrjen e italianit Andrea Calevos ishte arratisur nga komisariati i Krujës.
Biznesmeni italian 31-vjeçar, Andrea Calevo u mbajt peng për 15 ditë dhe u kërcënua të paguante 8 milionë euro nëse do të donte të ishte i lirë.
Sipërmarrësi u lirua falë operacionit të policisë e të karabinierëve paraditen e 31 dhjetorit , kur e gjetën me këmbë e duar të lidhura në bodrumin e një vile në zonën industriale të Sarzanës, pak kilometra larg Lericit.
NGJARJA
Biznesmeni 31-vjeçar u sekuestrua darkën e 16 dhjetorit të vitit 2012 në shtëpinë e tij, përpara syve të së ëmës që jeton me të. Më 21 dhjetor familjes i mbërriti kërkesa e pengmarrësve: “8 milionë euro në këmbim të lirimit të Calevos”.
Sipërmarrësi u lirua falë operacionit të policisë e të karabinierëve paraditen e 31 dhjetorit, kur e gjetën me këmbë e duar të lidhura në bodrumin e një vile në zonën industriale të Sarzanës, pak kilometra larg Lericit.
Kjo është rrjedha e ngjarjeve që tronditi Ligurian në prag festash dhe që deri tani ka çuar në burg katër persona. Të arrestuarit janë pronari i vilës ku Calevo u gjet, 70-vjeçari sipërmarrës ndërtimi Pierluigi Destri, nipi i tij 23 vjeç Davied Bandoni, si dhe dy punëtorë shqiptarë, Fabjan Vila 20 vjeç dhe Simon Halilaj 26 vjeç.
(e.m/BalkanWeb)