E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani, dekreton 4 gjeneralë të rinj në ushtrinë shqiptare

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me propozim te Ministrit te Mbrojtjes, Arben Imami, ka dekretuar sot me datën 24 qershor 2013, kater gjeneralë të rinj për Forcat e Armatosura Shqiptare. Dekretimi i gjeneralëve të rinj vjen pas shkarkimit te tre gjeneralëve rreth një muaj më parë.

Sipas njoftimit zyrtar të presidencës zoti Nishani dekretoi gradimin ne gjeneral brigade te kolonel Piro Ahmetaj me detyre Përfaqësues Ushtarak Kombëtar, në Përfaqësinë Ushtarake Kombëtare në ACO/SHAPE, kolonel Frederik Beltoja aktualisht me detyrë Zëvendëskomandant i Forcës Ajrore, kolonel Ylber Dogjani me detyre Komandant i Qendrës së Personel Rekrutimit si dhe kolonel Muhamet Bucpapa me detyre Zëvendëskomandant i Brigadës së Mbështetjes Rajonale,4 dekretet e presidentit Nishani mbajne daten 24 qershor 2013.

Aktualisht numri i gjeneralëve në FASH është 10 gjeneralë së bashku me katër të rinjtë.

(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›