E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një shtetas me barna kontrabandë

Operacioni i koduar “Farmacisti”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Ylli Mekollari, 57-vjeç, lindur në Delvinë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë, sepse në rrugën “Irfan Tomini“ në Kryeqytet, ky shtetas është kapur në flagrancë ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, tip Benz Mercedes është gjetur një sasi e konsiderueshme me medikamente mjekësore, të cilat ishin pa pullë fiskale.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një sasi tjetër barnash mjekësore  të ndryshme pa pullë fiskale si dhe pa pulla sigurie barnash. Bazuar në informacionet e poseduara nga kjo strukturë, rezulton se shtetasi i mësipërm, ka arritur të kondrabandojë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qaf Thanë, medikamente mjekësore pa pullë fiskale, të cilat më pas i tregtonte në farmacinë e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekueustrua automjeti, 20 kuti medikament Viagra, 84 kuti me mbishkrimin Beaty Fruit pa pullë fiskale, 47 kuti të vogla me barna Euterogermina, 5 kuti Aulinë dhe 13 kuti “Amoksiklav” me pullë fiskale, 45 kuti me barna Nebilet, 12 kuti  Beauty Fruit, 2 kuti Advil, 3 kuti Nitroglicerium, 2 kuti Tenormin, 10 kuti Ciprinol dhe 70 kuti Viagra pa pullë fiskale. Përsa më sipër u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë materialet  hetimore në ngarkim të tre shtetasve të  mësipërperm, për veprat penale të “Tregëtim dhe transportim të mallrave kontrabandë“ dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë“. /Start/

                                                                                             2012-06-05 15:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›