E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli e privatizoi “Farmedin” me marrëveshje “të fshehta”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërprerë procedurën civile në të cilën është përfshirë Pacolli lidhur me privatizimin e “Farmedit”, duke e dërguar çështjen në prokurori nën dyshimin se bëhet fjalë edhe për elemente të veprës penale.

Gjatë privatizimit, të kësaj ndërmarrjeje, Pacolli thuhet t’i ketë bërë tri marrëveshje të fshehta me Ramadan Idrizajn, pronar i USHM “Rezonanca”.

Zëvendëskryeministri Pacolli, sërish është përfshirë në proces gjyqësor për shkak të privatizimit.

Megjithatë, Pacolli e mohon çdo mundësi të ekzistimit të ndonjë marrëveshje të tillë lidhur me Farmedin, shkruan Koha Ditore.

E tëra kishte filluar, kur ofertuesi i parë Ramadan Idrizaj, e kishte fituar tenderin në vitin 2005, por nuk kishte pasur mjete të mjaftueshme ta privatizonte objektin e “Farmedit”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›