E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet oficerja e Policisë Gjyqësore në Tiranë

Një oficere e Policisë Gjyqësore në Tiranë është arrestuar me akuzën e korrupsionit. Arrestimi i oficeres u bë pas hetimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ku dyshohet se ajo merrte rryshfete kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore caktoi masën “Arrest në shtëpi” për 47-vjeçaren A.N., e cila do të përballet me veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

AMP vijon hetimet  për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›