E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Ramazanit dhe Runajt, Erjon Alibej refuzon të flasë tani

Për herë të dytë, Erjon Alibeaj, refuzon të dëshmojë për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ky i fundit u gjend i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në korrik të vitit 2020.

Alibeaj është arrestuar pasi akuzohet si organizator i dy vrasjeve mafioze. Ai u thirr në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit në Gjykatën e  posaçme e cila po gjykon ekzekutimin e Runajt, ndërsa Alibeaj i tha trupës gjykuese se nuk mund të dëshmojë këtë seancë, por u shpreh i gatshëm të flasë në një moment të dytë.

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar“, mësohet të ketë thënë Alibej. 

Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjar sapo i kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha Gykatës që t’i jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër. 

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitarë që kontatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka, babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe më pas ka lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.

Akuza thotë se vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt lidhen me ngjarjen e ndodhur në dhjetor të vitit 2018, ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibej, Endrit Alibej. Po ashtu, Prokuroria thotë se vrasjet e ndodhura në muajin korrik në Elbasan u zbuluan nga një i penduar i drejtësisë, i cili është arrestuar për vrasjen e 23-vjeçarit, Regis Runaj. Për të finalizuar ekzekutimin, autorët janë bërë shok me Runajn dhe 10 ditë më pas e masakruan me mjete prerëse.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›