E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Banorët e Postribës në protestë, kërkojnë heqjen e gurores që po ndot ujin e pijshëm

Disa banorë të Postribës kanë ngritur sërish problematikën e ujit të pijshëm që vjen i ndotur në cezmat e tyre nga një gurore që vepron sipas tyre në kundërshtim me ligjin në atë zonë.

Banorët thonë se përveç ujit të ndodur, nga punimet e gurores është dëmtuar lumi i Rresekut, kanalet vaditëse si  bimësia në zonë kryesisht ajo medicinale.

Një përfaqësi e banorëve u drejtuan tek njësia administrative për të marrë një përgjigje ndërsa u përplasen me administratorin, Vullnet Bushaj i cili iu tha se nuk është kompetencë e tij por e organeve të tjera shtetërore që kanë dhënë lejen për shfrytëzim të gurores.

Banorët thonë se i kanë dërguar shkresa të gjitha institucioneve deri nw SPAK, e megjithatë puna në gurore vazhdon.

Nëse gurorja nuk mbyllet ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›