Arrestohet pasi festoi përurimin e shtatores me të shtëna

Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në fshatin Bajskë të Vushtrrisë, pasi kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër gjatë ceremonisë së përurimit të shtatores së Isa Boletinit në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili tha se një person është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së tij policia ka konfiskuar dy armë, transmeton Express.
Ngjarja që fatmirësisht nuk shënoi të lënduar apo të plagosur ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në sheshin që tani mban emrin e heroit kombëtar Isa Boletini në Mitrovicë, gjatë kohës së zbulimit të shtatores së tij, ceremoni kjo në të cilën krahas mijëra qytetarëve kanë marrë pjesë edhe personalitete të larta të vendit dhe të të gjitha trojeve shqiptare./Indeksonline/