Në Rudare të Zveçanit serbët bllokojnë rrugën

Në fshatin Rudare të Zveçanit, grupe serbesh kane bllokuar pas mesdite magjistralën e ‘Ibrit’, që shpie për në pikën kufitare G1 në Jarinje të Leposaviqit.
Grupi i serbëve është duke protestuar kundër marrëveshjes për kontrollin e përbashkët të kufirit (IBM), kanë njoftuar burime tjozyrtare, raporton Koha.
Sipas këtyre burimeve, bllokimi i magjistrales është bërë me qëllim të pengimit të forcave të NATO-së dhe atyre të EULEX-it që të mos lejojnë dërgimin e materialeve për të rregulluar pikën kufitare G1, ku do të bëhet administrimi i përbashkët i kufirit Kosovë-Serbi.
Mësohet se serbët për këtë veprim janë ftuar nga ana e liderëve më ekstrem të veriut të Kosovës - Këshillit Nacional Serb, të prirë nga Milan Ivanoviq, Marko Jakshiq, që njëherësh është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Vojisllav Koshtunicës, si dhe nga Nebojsha Joviq./Indeksonline/