E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pasi kërcënon Presidentin Obama në ‘Twitter’

Kërcënimet ndaj jetës së Presidentit është një krim, pavarësisht nëse shkruhen në letër apo në ‘Twitter’. Ky është rasti i Donte Jamar Sims, një 22 vjeçar që u dënua të mërkurën me gjashtë muaj burg pasi kërcënoi Presidentin Barak Obama në një seri cicërimash.

Sims do të mbikëqyret një vit pasi të përfundojë vuajtjen e dënimit, bëhet e ditur nga Charlotte Observer. Personi u arrestua në shtator pas kërcënimit kundër Presidentit përmes adresës së tij në Twitter, @DestroyLeague_D. Autoritetet konfirmuan se përdoruesi ishte personi në fjalë pas disa hetimesh.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›