Vëllai i Shaqirit: S'ikën nga Bajerni
Vëllai i Xherdan Shaqirit dhe menaxheri i tij, Erdini, ka insistuar se nuk ka të vërtetë në lidhje raportimet në media se Bayern Mynih do të largojë futbollistin drejt Dortmundit. U deklarua se Klop e sheh Shaqirin si zëvendësim të duhur për Mario Gëcen, i cili kaloi në radhët e Bajernit, por vëllai i tij, Erdini, e bëri të qartë se vëllai i tij nuk do të largohet nga klubi, kur thotë: "Këto janë vetëm hipoteza. Ose njerëzit e dinë më shumë se unë, ose kanë aftësi të parashikojnë gjërat në klub, që nuk i dinë as vetë lojtarët. Xherdani nuk ka arsye të ndërrojë klubin".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)