E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pedagogu i Inxhinierise se Ndertimit per mitmarrje

Një pedagog i Inxhinierisë së Ndërtimit është arrestuar nga skuadra e antikorrupsionit në policinë e Tiranës, me akuzën se merrte nga 20 mijë lekë të reja nga studentët për t’u vënë nota kaluese dhe të mira në provime. Detajet i bëri të ditura zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini në një deklaratë për mediat.
“Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar u finalizua operacioni i koduar Inxhinieri, ku u bë i mundur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë i datës 02.04.2013, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Eduart Nimet Isufi, 62 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë pedagog në fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimit, Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas gjatë ushtrimit detyrës së tij funksionale, u ka kërkuar dhe marrë para nga studentët në këmbim të vënies së notave kaluese për provimin e lëndës së tij, shumë e cila varionte nga 20 mije lekë të rinj.

Në sajë të një hetimi intensiv 2 mujor u arrit kapja e tij”- deklaroi ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›