Librazhd nje makine bie brenda ne lumin Shkumbin

Një automjet tip Hundai me ngjyrë të bardhë ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Automjeti ka dalë nga rruga e ka rënë në ujërat e rrëmbyera të lumit.
Gjithcka është pikasur nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës, të cilët kanë njoftuar policinë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe reparti i zjarrfikësve. Automjeti është gjetur rreth 4 km poshtë vendit të aksidentit në afërsi të fshatit Mirakë. Por ende nuk dihen se sa njerëz kanë qenë brenda tij.
Njëkohësisht është e vështirë të identifikohet edhe targa e cila do të ndihmonte në pronësinë e këtij automjeti.
Nxjerrja e makinës nga lumi është shumë e vështirë për shkak të rrymës së fortë dhe sasisë së madhe të ujit të lumit të provokuar nga reshjet e ditëve të fundit.