E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pedofili, trafikonte femije

TIRANE - Vihet ne pranga nje 32-vjecar, nga Berati, pasi ishte shpallur ne kerkim per "trafik te miturish" dhe "perdhunim te miturish". Nje dite me pare, Policia e Tiranes ka ndaluar Maltin Kananin, pasi ndaj tij Gjykata e Krimeve te Renda, kishte vendosur masen e sigurise "arrest me burg", per akuzat e mesiperme. Burimet e policise, kane bere te ditur se 32-vjecari eshte arrestuar ne kuader te operacionit te dy diteve me pare "Bardh e Zi", ku u vune ne pranga nente persona per shperndarje te lendeve narkotike, kryesisht heroine. Kanani eshte arrestuar ne nje banese ne afersi te ish-Shkolles se Bashkuar, ku jetonte prej disa kohesh. Prangosja e tij eshte bere nga efektivet e sektorit te antidroges se kryeqytetit, qe kishin marre informacionet ne lidhje me vendndodhjen e tij. Ai kishte disa muaj qe ishte ne kerkim.

Arrestimi i 32-vjecarit Maltin Kanani eshte bere ne oret e para te dites se djeshme, nga Policia e Tiranes. Forca te shumta te uniformave blu te kryeqytetit kane rrethuar zonen ku Kanani, jetonte prej disa muajsh. Pasi kane bere sigurimin e vendit ne menyre qe te mos dilnin "duarbosh", ata kane nisur operacionin per prangosjen e tij. Informacionet e sakta bene qe ai te arrestohet menjehere, duke mos pasur mundesi arratisjeje. Maltin Kanani, kishte disa muaj qe ishte shpallur ne kerkim, pasi nga hetimet e bera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ishte arritur ne perfundimin se 32-vjecari kishte perdhunuar dhe me pas trafikuar drejt Greqise, dy femije te mitur.

Burime zyrtare prane Prokurorise se Krimeve te Renda kane bere me dije se arrestimi eshte fryt i nje operacioni te ndermarre oret e fundit, nderkohe qe ai ka qene prej kohesh ne kerkim, per akuzat qe rendojne mbi te. "Maltin Kanani, 32 vjec, nga Berati, u ndalua gjate nje operacioni te ndermarre oret e fundit, ne afersi te ish-Shkolles se Bashkuar, ne kryeqytet", thane burimet nga prokuroria. Sipas policise, Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda, me vendim te dates 24 maj 2008, ka vendosur ndaj 32-vjecarit Kanani masen e sigurise "arrest ne burg", per veprat penale te "trafikimit te te miturve" dhe te "marredhenies me dhune me te mitur", me shume se nje here. Pas arrestimit te Kananit, dosja e tij eshte dorezuar ne Seksionin e Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Berat, te cilet do te bejne hetimet e tjera. Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›