Trafiku i klandestineve, gjykata le ne burg kater te pandehurit
Tirane - Trafiku i klandestineve, Gjykata e Krimeve te Renda caktoi dje masen e sigurise "arrest me burg" per kater te pandehurit, ndersa per njerin prej tyre vendosi masen e sigurise "arrest shtepie". Perpara gjykates, te pandehurit nuk kane pranuar te japin shpjegime, ndersa vete avokatet mbrojtjes kane kerkuar nje mase sigurie me te bute. Trupi gjykues la ne fuqi masen e kerkuar nga prokurori Ardian Nezha, ate te "arrestit me burg" per te pandehurit Resul Cela, Bardhi Proda, Irfan Dalipaj dhe Nino Tushe. Per te pandehurin e peste, Pellumb Guri, gjykata vendosi masen e sigurise "arrest shtepie". Grupi i shoqeruar per mase akuzohet se organizonin trafikun klandestin, duke pershkuar si itinerar linjen Tirane-Elbasan-Korce, Tirane-Fier-Gjirokaster apo Tirane-Fier-Vlore- Sarande. Sipas akuzes, keto kane qene rruget qe pershkonin pjesetaret e grupit te organizuar te kalimit klandestin per te kaluar te interesuarit ne Greqi e me pas ne vendet e ndryshme te Evropes. Nderkohe qe, per nje gje te tille, shoqeruesit kerkonin plot 3000 euro. Gjithcka mesohet te jete zbuluar nga denoncimi i nje klandestini ne polici, ku me pas hetimet, qe kane zgjatur perreth 6 muaj, kane zbuluar pjesetaret e grupit. Te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Butrinti 2" . Ata akuzohen per veprat penale te "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, per qellime fitimi" ne formen e "grupit te strukturuar kriminal". Per te pandehurit ishte caktuar ne mungese masa e arrestit "burg pa afat" dhe seancen e djeshme jane vleresuar kushtet e zbatimit te kesaj mase. Te pandehurit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane tentuar te trafikojne nga data 5 prill deri me 25 maj te ketij vitit 72 persona, te cilet jane kapur ne pikat doganore dhe me pas jane kthyer serish ne vendin tone. Prokuroria e Krimeve te Renda kishte nisur hetimet e saj 3 muaj me pare, duke mbajtur ne pergjim te pandehurit.
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj