E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet nje agjenci globale per krizen energjetike

Nga Mohamed Elbaradei

Drejtor i Pergjithshem i Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike

Udheheqesit boterore duhet te veprojne mbi krizen energjetike qe eshte duke marre forme perpara syve tane. Cmimet e naftes jane duke u rritur dhe duket gjithnje e me pak e mundshme qe kjo te jete nje flluske sapuni. Cmimi i qymyrit eshte dyfishuar. Vendet te ndryshme shume larg njeri-tjetrit, si Afrika e Jugut dhe Taxhikistani jane duke u shqetesuar nga nderprerjet e energjise dhe ka pasur perleshje ne disa vende, per shkak te nderprerjes se energjise elektrike. Vendet e pasura, jo me te huaja ndaj bllokimeve te energjise, jane te shqetesuara mbi sigurine e furnizimeve energjetike. Ne boten ne zhvillim, 1.6 miliard njerez - rreth 1/4 e races njerezore - nuk kane akses tek energjia elektrike.

Ne akoma nuk jemi duke e kuptuar plotesisht rendesine e ndryshimeve thelbesore qe jane duke ndodhur ne fushen e energjise. Kerkesa globale per energji eshte duke u rritur me shpejt sesa rritja e popullsise dhe vendet ne zhvillim po kalojne zhvillime dramatike ekonomike. Agjencia Nderkombetare e Energjise thote se nevoja boterore per energji mund te jete 50% me e larte ne 2030 sesa jane sot. Deri tani karburantet fosile, mbi te cilat bota vazhdon te jete e varur jane te percaktuara dhe ne asnje menyre te favorshme per mjedisin. Nje vemendje serioze duhet t'i kushtohet tani krijimit te alternativave te zbatueshme. Nevoja per koordinimin e veprimit politik mbi energjine dhe ceshtjet e lidhura me te - per te permendur vetem dy, ndryshimin i klimes dhe varferine - asnjehere nuk ka qene me akute sesa sot. Deri tani nuk ka asnje institucion global per energjine, ne te cilin vendet e botes mund te bien dakord mbi zgjidhjet e perbashketa ndaj problemeve potencialisht te jashtezakonshme qe kane dale.

Ne kemi nje Organizate Boterore te Shendetesise, dy agjenci globale te ushqimit, institucionet financiare Bretton Woods dhe organizma per t'u marre me cdo gje prej tregtise tek aviacioni civil dhe ceshtjet detare. Energjia, motori i zhvillimit dhe rritjes ekonomike, eshte nje perjashtim i dukshem. Megjithese po flitet me ze te larte per nje trajtim global, kjo aktualisht trajtohet ne nje menyre te fragmentarizuar, ne nje menyre pak nga pak. Nje numer institucionesh jane te fokusuar tek energjia, por askush me nje mandat qe eshte global dhe i kuptueshem dhe qe permbledh te gjitha format e energjise. Organizata e Vendeve Eksportuese te Naftes ka vetem 13 anetare dhe merret ekskluzivisht me naften - sipas perspektives se prodhuesve.

Agjencia Nderkombetare e Energjise (IEA) perfaqeson Organizaten e 27 vendeve per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillimin nga kendveshtrimi i konsumatoreve. Vetem 51 vende, pothuajse te gjitha ne Evrope dhe Azi, kane nenshkruar Traktatin per Energjine, vemendja e te cilit eshte perqendruar ne ceshtje te tilla si tregtimi, transitin dhe zgjidhja e mosmarreveshjeve. Mekanizmi koordinues i Kombeve te Bashkuara, UN-Energy, ekziston vetem prej kater vjetesh. Ai ka si anetare 20 agjenci, nje e dhene qe tregon se sa te fragmentuara jane veprimtarite mbi energjine ne OKB. UN-Energy nuk ka buxhet ose autoritet dhe sherben si nje forum modest per diskutime dhe shkembim informacioni.

Pra, vertet bota ka nevoje tani per nje tjeter organizem nderkombetar? Sinqerisht, po. Nje organizem global i energjise do te kompletonte, jo zevendesonte, organizmat tashme aktive ne fushen e energjise. Ai do te sillte nje perspektive vitale nderqeveritare per te treguar se ceshtje te tilla nuk mund te lihen vetem ne doren e forcave te tregut, te tilla si zhvillimi i teknologjive te reja per energjine, roli i energjise berthamore dhe asaj te rinovueshme, dhe zgjidhjeve inovative per reduktimin e ndotjes dhe emetimeve te gazrave serre.

Nje organizate globale e energjise mund te ofronte vleresime autoritare te kerkeses globale per energjine dhe furnizimet dhe te sillte nen nje strehe te dhenat per energjine, te cilat tani jane te shperndara dhe jo te plota. Ajo mund te pershpejtonte transferimin e teknologjive te pershtatshme te energjise ne vendet e varfra dhe t'u jepte atyre keshilla objektive mbi nje energji te kombinuar optimale qe eshte e parrezikshme, e sigurt dhe e shendetshme per mjedisin.

Nje organizem i tille mund te zhvillonte nje mekanizem global per te siguruar furnizimet me energji ne raste krizash ose situatash emergjente, dhe te ndihmonte vendet per te vene ne funksionim sherbimet e tyre energjetike madje duke e bere kete perkohesisht pas nje lufte ose katastrofe natyrore. Dhe ai mund te koordinonte dhe financonte kerkimet dhe zhvillimin, vecanerisht per vendet pa burime energjetike nevojat e te cilave shpesh jane lene pas dore nga reklamat R&D.

Nevoja per nje veprim te perbashket per te gjetur zgjidhje afatgjata ndaj krizes se tejzgjatur energjetike tani eshte e pamohueshme. Eshte e veshtire te shikosh sesi mund te behet kjo pa nje organizem kompetent nderkombetar, me autoritet per te zhvilluar politika dhe praktika ne dobi njesoj si te vendeve te pasura ashtu edhe atyre te varfra, ne menyre te drejte dhe te hapur. Ne duhet te veprojme perpara se kriza te kthehet ne nje katastrofe.

Edhe pesimistet mendojne se ne kemi te pakten edhe disa dekada perpara se nafta mbi te cilen eshte ndertuar prosperiteti i botes te filloje te mbarohet. Le ta perdorim kete kohe me mencuri per te zhvilluar zgjidhje afatgjata ndaj nevojave per energji te botes prej te cilave do te perfitoje e gjithe raca njerezore.

Marre nga: "The Financial Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›